Një pronar i një palestre në Kaliforni ka gjetur një mënyrë unike të zbatimit të rregullave ndaj COVID-19 në këtë kohë krize pandemie.

Palestra South Bay Fitness gjendet në plazhin Redondo, në Kaliforninë Jugore. Pronari i saj është Peet Sapsin, i cili e ka rihapur palestrën pas tre muaj mbylljeje për shkak të pandemisë. Mirpo ai po i përmbahet edhe rregullave për ndalimin e përhapjes së virusit.

Peet ka kufizuar hapësirat ku ushtrojnë klientët me perde dushi. Numri i klientëve po ashtu është i kufizuar në palestër.

Koronavirusi vazhdon të jetë aktiv në mesin e njerëzve në botë, edhe pse çdo ditë po lehtësohen masajt ndaj tij. Andaj, pronari i kësaj palestre u detyrua të gjej një ide për të përballuar më lehtë këtë gjendje. Dhe ai vërtetë gjeti këtë ide unike për klientët.

Kjo mënyrë e të ushtruarit brenda hapësirave të rrethuara me perde dushi, është e përshtatshme jo vetëm në këtë pandemi, por ajo po tregon efikasitet edhe sa i përket ushtrimeve të klientëve, sepse ata të rrethuar me perde plastike djerësinë më shumë.

Pronari ka thënë shumë klientë të tij nuk ndihen rehat të ushtrojnë në palestër me të kthyer në normalitet, pasi që vazhdojnë të kenë frikë se mund të infektohen. Në fillim, ai i ka obliguar ata të mbajnë maska, por kjo mënyrë nuk ka qenë e lehtë, sepse me maska është vështirë të merret frymë e të ushtrohet.  Kështu, në bashkëpunim me gruan e tij, kanë ardhur në përfundim që të transformojnë sallën me këto mbështjellëse plastike, dhe duket se ideja ka sukses.

Ndoshta këto perde nuk i mbrojnë klientët 100 për qind nga virusi, por ata ndihen më rehat, ka thënë ai.

Për mënyrën e ushtrimeve në këtë palestër është njoftuar fillimisht në televizionin lokal, dhe më pas videot me këto ushtrime u bënë virale.

Peet ka thënë se është i befasuar që ka tërhequr kaq shumë vëmedje në botë me këtë palestër, por shpreson se pikat e kufizuara të klientëve me mbështjellëse plastike nuk do mbesin përherë, përcjell rtv21.tv

Peet ka shtuar se qëndrimi mbyllur tre muaj pa punë ka qenë shkatërrues për të dhe se po t’i duhej ta mbyllte edhe një muaj, nuk e di se çfarë zgjidhje do të bënte. Sipas tij, të udhëhiqet një biznes i suksesshëm është shumë e vështirë, dhe normalisht se ka pasur sfida derisa është rikthyer në punë, por edhe tani e ka të vështirë ta mbaj atë.

Numri i klientëve është i kufiziar ka thënë ai, nga 24 klientë sa ka pasur në ditë, tani ka 9.

Peet shpreson që t’i kthehet normalitetit në terësi, t’i heq perdet e dushit nga palestra e tij, sepse nuk do të dëshironte që këtë mënyrë të punës ta vazhdojë gjatë./21Media