Mërgim Mavraj në listë për qendërmbrojtës në klubin gjerman

Mërgim Mavraj në listë për qendërmbrojtës në klubin gjerman

Skuadra gjermane, Hannover 96 është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe në listë të këtyre kërkimeve është edhe shqiptari Mërgim Mavraj.

Ky kërkim ka ardhur si rezultat i lëndimit të ligamentit të Timo Hübers. Kjo skuadër ka vetëm tre lojtarë të shëndetshëm për qendrën e mbrojtjes në dispozicion. Sipas “Kicker”, Hannover96 synon Ermin Bicakcic të Hoffenheim, për këtë pozitë.

Në fokus është edhe Mërgim Mavraj (32), kontrata e të cilit është prishur me HSV. Pra, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk do t’i kushtonte klubit gjerman, ku ka qenë kapiten Altin Lala, asnjë qindarkë si tarifë transferimi.

Mediat gjermane e shohin Mavrajn në listën e kandidatëve potencialë për t’u bërë pjesë e Hanover 96, që po kërkon medoemos një qendërmbrojtës.

Kandidat tjetër është Dominic Maroh, 31 vjeçar, i cili ishte pjesë e FC Këln sezonin e fundit. /21Media