Mërgimtares i vidhen pajisje shtëpiake me vlerë rreth 45 mijë euro, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar sot në Pejë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima, e cila ka ardhur nga Gjermania, ka vërejtur se shtëpia e saj në Pejë është boshatisur dhe se vlera e dëmit sipas saj, është rreth 45 mijë euro.
“Me datën 25.12.2022, në Stacionin Policor në Pejë, rreth orës 17:30, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron, pasi qe ka ardhur nga Gjermania nё shtёpinё e tij e cila ndodhet nё rrugën “Shёn Jeronimi” nё Pejё, me tё hyrё nё shtёpi ka vërejtur sё shtёpia ёshtё boshatisur nga person/a tё panjohur. Viktima deklaron se qe pesё (5) vite nuk ka qenё nё shtёpinё e tij, dhe nga shtёpia iu janё vjedhur: Nxemja komplet, tё gjithё radiatorёt e shtёpisё, të gjitha dhomat e fjetjes, mobilet e sallonit, kuzhinën komplet me te gjitha pajisjet teknike, rroba të veshjes etj. Vlera e dëmit sipas viktimës arrin diku rreth dyzet e pesё mijё (45.000) euro”, njoftoi Policia e Kosovës.
I arrestuari është I.B. i lindur në vitin 1983.
I dyshuari pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё./21Media

Back to top button