Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për Bajram

 

Që nga fillimi i muajit maj shumë mërgimtarë ia kanë mësyer Kosovës për festën e Fitër Bajramit.

Vetëm sot kanë qenë 50 fluturime vajtje-ardhje. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Ne datat 1-12 Maj 2021 jane operuar 134 fluturime komerciale me 22500 udhetare ne ardhje dhe 14000 ne shkuarje”, ka thënë Gara.

Gara shtoi se më së shumti udhëtarët janë nga Gjermania dhe Zvicra

Edhe nesër pritet të vijnë rreth 11 aeroplanë me udhëtarë në Kosovë./21Media

Back to top button