Nëse në Zvicër nga Kosova duhet të llogarisni se do t’i kaloni 10 ditë në karantinë. Kështu është vendosur nga Zyra Federale e Shëndetit në Zvicër.

Rregulli i ri, që obligon çdo qytetar të Zvicrës, që në rast se kthehet nga pushimet nga vendet, sic është Suedia, Serbia, Izraeli, Kosova ose Rusia, duhet të kalojë dhjetë ditët e para, pas kthimit në izolim.Ky vendim vlen nga 6 korriku.

Karantinimi në këtë rast nënkupton qëndrimin mbyllur në shtëpi ose banesë dhe jo në ndonjë lokal të karantinës në kuptimin klasik./21Media