Mërgimtari rrah gruan me të hyrë në kufi në Merdare

Ardhja në Kosovë një gruaje që jetonte në Gjermani i kushtoi me grushte nga bashkëshorti i saj.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, çifti kosovar të cilët jetonin në Gjermani kishin një mosmarrëveshje atje, por me të hyrë në Kosovë në kufirin në Merdare me datën 7 gusht 2022 bashkëshorti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Përveç kësaj ai ia kishte marrë edhe dokumentet personale.
Rasti dje është raportuar në polici nga viktima. Ndërsa nuk raportohet për të arrestuar dhe shkon në procedurë hetimore./21Media

Back to top button