Meritat për vizat, deputetja e VV-së i reagon Çitakut

(Lajm i përditësuar)
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i ka reaguar nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Çitaku, e cila sot ka deklaruar se kontributi i vetëm i kryeministrit Albin Kurti për vizat, “nis dhe përfundon me gazin lotsjellës”.
“Vlora Çitaku me një fjalë paska thënë që ne deshtëm t’i falnim Malit të Zi 8200 hektarë por Kurti na pengonte, rrjedhimisht pengonte edhe liberalizimin e vizave. Imagjinoni!”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni në Facebook.
Çitaku i reagon Kurtit për vizat: Kontributi yt nis e përfundon me gazin lotsjellës
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kontributi i kryeministrit Albin Kurti për çështjen e liberalizimit të vizave, nis dhe perfundon me gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Çitaku ka thënë se Kurti përmes një statusi në Facebook ka thënë të pavërteta të mëdha.
Ajo ka thënë se kryeministri i justifikoi vonesat e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

“Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave. Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike. E sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lotsjellës në Parlament”, ka shkruar Çitaku./21Media
Back to top button