Sot në Sofje filloi Samiti i Liderëve për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku nikoqir këtë vit janë Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të pandemisë, në samit me prezencë fizike ishin të pranishëm kryeministri Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, ndërsa pjesëmarrësit tjerë janë kyçur përmes video lidhjes.

Zaev shtoi se bashkë me përpjekjes kryesimit gjerman me Këshillin Evropian, kjo dinamikë është mundësi e shkëlqyer që rajoni i Ballkanit Perëndimor të përparojë në mënyrë të sigurt drejt BE-së.

“Besoj që kemi impuls të ripërtërirë dhe mbështetje politike të dukshme për procesin e zgjerimit dhe për realizimin e bisedimeve aderuese. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi në mënyrë sa më të mirë për të gjithë qytetarët”, theksoi Zaev.

Përveç kryeministrit Bojko Borisov, në hapjen e punës së Samitit të Liderëve për Ballkanin Perëndimor në Sofje fjalim mbajtën edhe Kancelarja e RF të Gjermanisë, Angela Merkel, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lajen.

Kancelarja e RF të Gjermanisë, Angela Merkel u porositi kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe atij të Bullgarisë, Bojko Borisov se duhet së bashku të merren vesh./21Media