Kancelarja gjermane, Angela Merkel,Angela Merkel ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Ajo ka thënë se miqësia e Gjermanisë me SHBA-të është jetike.

“I uroj atij fat dhe sukses nga thellësia e zemrës sime dhe gjithashtu uroj Kamala Harris, gruaja e parë që u zgjodh zëvendëspresidente e vendit të saj. Unë pres të punoj me presidentin Biden në të ardhmen. Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kësaj kohe”, ka shkruar Merkel në Twitter.