Një burrë i armatosur ka marrë peng rreth 20 persona në një autobus në qytetin perëndimor të Lutsk të Ukrainës.

Të shtënat janë dëgjuar, tha policia, por deri më tani nuk ka raportime për viktima. Kërkesat e burrit të armatosur nuk janë të qarta, transmeton rtv21.tv.

Zëvendësministri i Brendshëm, Anton Herashchenko tha që burri pretendonte se kishte një bombë.

Oficerët e antiterrorizmit kanë rrethuar autobusin, thuhet në raporte. Banorët e afërt u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë ose zyrat e tyre.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se po ndiqte nga afër situatën./21Media