Blerona befasohet nga familjarët dhe miqtë

Blerona befasohet nga familjarët dhe miqtë

Moderatorja e njohur e RTV21, Blerona Zeqiri sot po feston ditëlindjen e saj të 25-të.

Meqenëse këto ditë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, një gjë e tillë ka bërë që të anulohen shumë aktivtete, madje edhe kush ka  fatin që ta festojë ditëlindjen këto ditë festimet me shoqëri nuk janë të mundura, shkruan portali rtv21.tv.

Por, kjo ditëlindje për Bleronën ishte shumë e veçantë pasi që e festoi drejtpërdrejtë gjatë emsionit që e udhëheq “1 kafe prej shpisë”.

Kolegu dhe miku i saj, Visari u përkujdes t’i bëjë befasi Bleronës, përveç tortës në studio ajo mori urime dhe mesazhe emocionuese nga miqtë dhe familjarët e saj.

E pas gjithë këtyre, moderatorja e dashur për publikun nuk u rezistoi lotëve./21Media