Më në fund, thashethemet konfirmohen. Luis Suarez i thotë lamtumirë Barcelonës pas gjashtë sezonesh, për të nënshkruar për Atletico Madrid. Uruguajani kaloi një ngjarje lamtumire të enjten në klub dhe një konferencë shtypi.

Suarez filloi të qajë ndërsa presidenti Josep Maria Bartomeu po fliste dhe ishte e pamundur të mos ndjehej për të, përcjell portali rtv21.tv

“Unë nuk kam asgjë të përgatitur, kjo është e improvizuar dhe nuk di çfarë të them, është e vështirë”, tha uruguaiani. “Klubi besoi në mua që nga fillimi dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për trajtimin që ata kishin për mua. Ata më mbështetën pas një gabimi që unë bëra (duke kafshuar Chiellinin në Kupën e Botës 2014) .”

Suarez shtoi: “Një qenie njerëzore, me ndjenja, po shkon, dhe kjo është e vështirë. Unë dua të kujtoj vetëm të mirën, që fëmijët e mi më panë duke luajtur për ekipin më të mirë në historinë e futbollit”./21Media