Mes protestave, Irani rishikon ligjin për shaminë

Autoritetet iraniane thanë se do të rishikonin ligjin prej dekadash që kërkon që gratë të vendosin shamitë, ndërsa në vend po vazhdojnë protestat.
“Si parlamenti dhe gjyqësori po punojnë në këtë çështje, nëse ligji ka nevojë për ndonjë ndryshim”, tha të shtunën prokurori i përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri.
Ai nuk specifikoi se çfarë mund të modifikohet në ligj nga dy organet.
Sipas mediave atje, rezultatet priten të shihen brenda dy javësh.
Protestat filluan më 16 shtator pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një 22-vjeçare iraniane me origjinë kurde e arrestuar nga policia për dyshimin se ka shkelur ligjin.
Pas vdekjes së Amini, një numër në rritje i grave nuk kanë mbajtur shami, veçanërisht në veriun e Teheranit./21Media

Back to top button