Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne për nder të Ditës së Çlirimit ka kërkuar unitet për një paqe të qëndrueshme me Serbinë, por duke ruajtur dhe mbrojtur sovranitetin e vendit.

Kryeparlamentarja në përvjetorin e 21 të çlirimit duke shprehur falënderimet për miqtë ndërkombëtar theksoi se ata e kanë shpëtuar nga zhbërja Kosovën.

Aleancat ndërkombëtare na shpëtuan nga zhbërja, rrugëtimi ynë nuk do të përmbyllej kurrë pa përkushtimin e miqve tanë”, tha ajo.

Pas fjalimit të kryeparlamentares u transmetuan mesazhet e urimit për Ditën e Çlirimit nga miqtë e Kosovës.