Në prag të protestave masovike dhe verdiktit të Kushtetueses se do të vendos pro Thacit-Mustafë-Hotit apo kundër liderit dhe kryeministrit Albin Kurti, zyrtaret e BE-së sot kanë folur për RTV-21.

Situata aktuale në Kosovë, në veçanti dialogu Kosovë-Serbi dhe roli i emisarit evropian Vladimir Lajcak në këtë proces si dhe për kushtetuesen dhe manovrat politike te liderve kosovare në kohë pandemie Dialogu mes Kosoves dhe Serbisë, roli i emisarit Vladimier Lajcak në këtë proces, situata aktuale ne Kosovë dhe zvillimet politike bashkë me vendime kushtetutese në kohë pandemie janë disa tema që janë diskutar me z.Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

Fillimish zyrtari nga BE z.Peter Stano për RTV-21 ka deklaruar se “Status quo aktual në Dialog është i paqëndrueshëm dhe Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, kur lejon situata shëndetësore. Ne kemi theksuar vazhdimisht se është thelbësore që Dialogu të rifillojë për të ofruar një perspektivë të qartë evropiane për rajonin. Procesi politik është në duart e aktorëve politikë në Kosovë. Eshtë thelbësore që Kushtetuta të respektohet nga të gjithë. Sipas zedhenësit te shefit te diplomacisë evropiane, Josep Borrell

 “Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin në mënyrë që të zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura midis dy palëve. Një marrëveshje e tillë do të duhet të jetë në përputhje me acquis të BE-së, vlerat e BE-së dhe ligjin ndërkombëtar. Për të qenë i qëndrueshëm, kjo marrëveshje gjithashtu duhet të jetë e pranueshme për rajonin dhe vendet anëtare të BE-së.”

Në vazhdim z. Stano duke folur per msionin e diploamti sllovak i angazhuar ne rpocesine diallogut mes Kosovës dhe Serbisë z.Lacjak ka phuar se “Emërimi i fundit i një Përfaqësuesi Special të BE tregon rëndësinë që vendet anëtare i kushtojnë Dialogut. Z. Lajčák është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë partnerët e interesuar për të mbledhur pikëpamjet, pritjet dhe shqetësimet e tyre në mënyrë që të përgatisë terrenin për rifillimin e menjëhershëm të Dialogut. Bashkimi Evropian e ka lehtësuar Dialogun që nga fillimi i tij në 2011 dhe vazhdon përpjekjet e saj përmes Përfaqësuesit të Lartë të tij Josep Borrell – i mbështetur tani nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajčák. Sidoqoftë, orari, rendi i ditës dhe ritmi i Dialogut nuk varen vetëm nga Bashkimi Evropian, por përcaktohen së bashku me dy palët dhe aftësinë e tyre për t’u pajtuar.” ka deklaruar ne fund zëdhensi i BE-së Peter Stano per RTV-21. /21Media