Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka uruar përkthyesit për punën e tyre.

“Përkthyesi përfaqëson një ndër shtyllat e qytetërimit sepse përkthim nënkupton komunikim dhe komunikimi është i pashmangshëm për shoqërinë njerëzore.Si akti i parë i qytetërimit, përkthimi duhet të ketë vëmendjen e duhur shoqërore e institucionale.Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit më gëzon fakti që kemi një shtim shumë të madh të numrit të përkthimeve të shqipes në gjuhë të tjera, një numër të madh përkthyesish dhe shtim të botimeve nga autorë të huaj përkthyer në shqip.”, thuhet në mesazhin e Dumoshit.

Dumoshi po ashtu ka premtuar përkrahje për të gjithë ata që merrem me këtë veprimtari.

“Vlerësoj lart punën e përkthyesve letrarë e shkencorë por edhe të përkthyesve të dokumenteve zyrtare të cilët me profesionalizëm kryejnë detyrat e tyre në institucionet e Kosovës… Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Përkthyesve. Vlerësim maksimal për angazhimin e tyre që në këtë botë polifonike të kuptohemi më mirë!”, thuhet tutje në mesazh

Dita Ndërkombëtare e Përkthimit shënohet në mbarë botën, në ditën e vdekjes së Shën Jeronimit të Stridonit, i cili kreu një përkthim të plotë të Biblës në Latinisht./21Media

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, ditë kjo e shpallur edhe nga UNESCO uroj të gjithë përkthyesit për…

Gepostet von Vlora Dumoshi am Dienstag, 29. September 2020