Mesfushori i Atletico Madridit, Thomas Partey është i lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga skuadra e Diego Simeone.

Siç raportojnë mediat e huaja Partey ka zgjedhur të transferohet tek Arsenali në Premier Ligë.

Partey dëshiron ti ndjek hapat e idhullit të tij Michael Essien, i cili ishte pjesë e Chelseas, duke fituar dy tituj të Premier Legua dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Mirëpo mbetet ende i pasigurt transferimi i tij në Premier League, pasi që Arsenali pritet të kufizojë buxhetin e tyre këtë verë.