Bonaventura pritet të vazhdojë karrierën tek Roma.

Siç raportojnë mediat në Itali, mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura arritur marrëveshje tre vjeçare me Romën, e cila duhet të paguajë 2.5 milion euro në vit.

“Corriere dello Sport” shkruan se giallorosët janë një hap para rivalëve të tyre në çështjen e nënshkrimit të Bonaventuras.

Atalanta dhe Torino kanë qenë të lidhur me 30 vjeçarin, i cili është paraqitur 17 herë për “kuqezinjtë” në këtë sezon.

Bonaventura te Milan u transferua në shtator të vitit 2014, për 7 milionë euro, dhe prej asaj kohe, për rossonerët është paraqitur në 171 ndeshje, duke shënuar 34 gola dhe duke asistuar 24 herë.