Lutje për viktimat e shkaktuara nga Covid-19, çmohet lart puna e personelit mjekësor

Lutje për viktimat e shkaktuara nga Covid-19, çmohet lart puna e personelit mjekësor

Besimtarët katolikë në mesnatën e kaluar dhe sot u bashkuan në Katedralen “Shën Nëna Terezë” në Prishtinë për meshën e Krishtlindjes. Në këtë gjendje pandemie u mundësua mbajtja e meshës me kërkesën që besimtarët të respektojnë masat shëndetësore.

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji u lut për viktimat e shkaktuara nga Covid-19 si dhe çmoi lart punën e personelit mjekësor. Njëherësh, u bëri thirrje drejtuesve të institucioneve dhe të partive për të rindërtuar besimin në njëri-tjetrin./21Media