Përveç kënaqësisë dhe emocioneve të mëdha që përjetojnë femrat pas lindjes, ato ballafaqohen me ndryshimin e linjave trupore pas lindjes. Shenjat pas lindjes dhe kilogramët e tepërt i bëjnë ato të ndjehen jo atraktive. Sidoqoftë, kështu s’ndjehen edhe bashkëshortët e tyre. Në fakt, shumica nga ta mendojnë se ato duken edhe më atraktive pas lindjes.

Femrat janë shumë të fuqishme.

Lindja është sakrificë e madhe emocionale dhe fizike, dhe pas lindjes, përgjegjësia e femrës rritet shumë. Por ato kurrë s’ankohen dhe fitojnë forcë çdo ditë e më shumë.

Femrat bëhen më të sjellshme dhe të kujdesshme.

Edhe nëse kujdesen për foshnjën e tyre shumicën e kohës, femrat gjejnë kohë edhe për bashkëshortët e tyre. Ato gjithmonë qëndrojnë pranë tyre, i mbështesin në të mirë e në të keq.

Femrat krijojnë lidhje më të afërt dhe më intime me partnerët e tyre.

Foshnja ndryshon gjithçka, sidomos raportin mes prindërve. Kjo eksperiencë krijon dashuri më të thellë, lidhje të fuqishme dhe i afron edhe më shumë çiftet./21Media