Mësohet bashkëpunimi ndërkombëtar i Dafina Zeqirit!
13 Janar 2021
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar.
Në rrjetet sociale është bërë i ditur emri me të cilin do të bashkëpunojë këngëtarja dhe bëhet fjalë për reperin italian, Sfera.
Faqja “MTV Kosova”, në Instagram ka bërë të ditur lajmin me këtë mbishkrim “nuk e keni idenë se çfarë do të na servojë Dafina Zeqiri me albumin e saj në fillim të vitit 2021, prej shumë bashkëpunimeve internacionale&vendore është verifikuar njëra që vjen me reperin super të famshëm italian, Sfera”.
Këtë postim e ka shpërndarë edhe Dafina në InstaStory.
Ndryshe, “Mos shko” është projekti i fundit muzikor i Dafina Zeqirit, në bashkëpunim me Yll Limanin. Projekti është publikuar më 26 dhjetor dhe deri tani në Youtube ka mbi 3 milionë klikime./21Media