Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, para disa ditëve mori epitetin nënë. Këngëtarja është bekuar me një djalë.

Ndonëse këngëtarja ende nuk ka reaguar publikisht asgjë për djalin e saj, sot është mësuar edhe se si ajo ia ka vënë emrin vogëlushit.

Detajet e dekorit në festën e mikpritjes, zbuluan se djali i Shkurtes ka emrin Mal.

Shkurta gjithmonë është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Ajo nuk e bëri publike as shtatzëninë e saj.

Ndryshe, “Jeten Tende” titullohet projekti i fundit muzikor i Shkurtës të cilin e publikoi më 4 tetor të vitit 2019 në bashkëpunim me Brunon./21Media