Barcelona shënoi kthimin e tyre në veprim pasi Lionel Messi përfundoi një fitore të rehatshme 4-0 kundër Mallorca në La Liga.

Pas golit hapës të shënuar nga Arturo Vidal, Lionel Messi asistoi për Martin Braithwaite dhe Jordi Alban para se të shënonte vetë për ta vulosur triumfin e Barçës në kohën shtesë.

Për Messin ky ishte goli i 20-të në La Liga në sezonin 2019/20, transmeton rtv21.tv.

Superylli argjentinas është lojtari i vetëm që i shënon 20 apo më shumë gola në ligën elitare spanjolle në 12 sezone radhazi.

Kështu, Messi është golashënuesi më i mirë dhe asistuesi më i mirë në La Liga këtë sezon.

Barça tani është me pesë pikë në krye të tabelës, ndërsa Real do të synojë të shkurtojë hendekun kur ata ndeshen me Eibar të dielën, kjo performancë ilustroi madhësinë e detyrës së tyre për të ndjekur udhëheqësit./21Media