Rosell tregon arsyen pse Messi do të donte që Ney të kthehej në Barcelonë

Rosell tregon arsyen pse Messi do të donte që Ney të kthehej në Barcelonë

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka thënë se nuk ka pikë dyshimi se ai do ta transferonte Neymarin në Barcelonë, po të ishte në krye të këtij ekipi. Po ashtu ai ka sqaruar pse Messi dëshiron të Neymari të rikthehet në Barcelonë.

“Sepse Messi, që është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe shumë i mençur, dëshiron që të gjithë lojtarët më të mirë në botë të jenë afër tij dhe të fitojnë bashkarisht”, sqaroi Rosell, transmeton 21Media

Rosell vazhdon ta vlerësojë Neymarin si një nga futbollistët më të mirë të dekadës, pavarësisht faktit se qysh kur nënshkroi me Paris Saint Germainin, vlera e tij ka rënë. Por shton se vitet kur ata luajtën bashkë, Ney, Messi dhe Luis Suares ishin impresionuese./21Media