Lionel Messi ka folur përsëri për situatën e tij te Barcelona mes intensifikimit të thashethemeve rreth një largimi të mundshëm ndërsa ai po kalon në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në “Camp Nou.”

Messi tronditi botën e futbollit kur dorëzoi një kërkesë zyrtare për largim pas humbjes së Barçës 8-2 kundër Bayern Munchen në çerekfinalet e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

Manchester City, Interi dhe Paris Saint-Germain u diskutuan si destinacionet e ardhshme të mundshme për argjentinasin pasi ai shprehu dëshirën për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e tij, por kërkesa e tij u bllokua nga drejtuesit e klubit nga La Liga.

“E vërteta është se sot jam mirë. Është e vërtetë që kam kaluar një kohë shumë të keqe në verën e kaluar. Gjithçka erdhi nga më parë. Çfarë ndodhi para verës, për shkak të mënyrës se si përfundoi sezoni dhe shumë gjëra të tjera. Pastaj e tërhoqa pak në fillim të sezonit. Por sot jam mirë dhe më pëlqen të luftoj seriozisht për gjithçka që mbetet përpara, jam i ngazëllyer. Unë e di që klubi po kalon një kohë të vështirë, në nivel klubi dhe gjithçka që rrethon Barcelonën, por unë po e pres me padurim.”, tha argjentinasi për “La Sexta.”

Ndeshja e radhës për Barcelonën në Kampionat është kundër Real Valladolidit të Martën.