Messi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në pesë ligat kryesore të Evropës
7 Mars 2020
Messi e kaloi Ronaldon
Messi e kaloi Ronaldon
Ronaldo dhe Messi janë në garë të vazhdueshme për golashënuesin më të mirë në histori të 5 ligave evropiane. Argjentinasi me golin e shënuar ndaj Sociedadit e ka marrë sërish fronin.
Me 438 gola në ligë, një më shumë se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në pesë ligat kryesore të Evropës.
Lojtari më i mirë i La Ligas për muajin shkurt, ka kryesuar këtë rënditje deri më 25 janar, kur Ronaldo e ka kaluar atë me një gol kundër Napolit. Gjashtë javë më vonë, Messi udhëheq përsëri.
Barcelona fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen kundër Real Sociedad, e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll./oranews