Messi do të jetë në gjendje të luajë të premten e ardhshme në ndeshjen kundër Bayernit të Mynihut në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi do të zbresë në fushën e “Da Luz”, pasi ekzaminimet e kryera dje të cilat treguan që nuk ka asnjë serioze nga goditja që mori nga Koulibaly.

Qendërmbrojtësi i Napolit, e goditi pa dashje Messin në pjesën e pasme të këmbës, pasi argjentinasi i vodhi kohën, duke fituar një 11-metërsh.

Në pushimin mes pjesëve, Messi u kërkoi shokëve të skuadrës të ruanin qetësinë. Ai preferoi të kthehej në fushë gjatë pjesës së dytë, por ishte shumë i kujdesshëm që të mos lëndohej më shumë, duke qëndruar përgjithësish pasiv.