Pas disa ditësh në tension, Messi duket se ka ndryshuar “strategji” në marrëdhënie me Barcelonën.

Ai kërkon që të zhvillojë një takim me drejtuesit e klubit për të gjetur një zgjidhje për të ardhmen e tij.

Sipas El Periodico, Messi kërkon që të takojë drejtuesit për të diskutuar mbi klauzolën e tij të largimit por blaugranasit kanë refuzuar.

Ata kërkojnë vetë rinovimin e kontratës ose zbatimin e saj deri në fund.

Ose në skenarin më të mirë për Barcelonën, një ofertë nga një skuadër që është e gatshme për të paguar klauzolën prej 700 mln eurosh.

Argjentinasi do të kthehet të hënën në seancën stërvitore./oranews