Messi largohet nga Barcelona

Klubi i Barcelonës ka konfirmuar largimin e yllit Lionel Messi. Në njoftimin zyrtar thuhet se ishte e pamundur që të rinovohet kontrata e Messit për shkak të pengesave financiare dhe stukturore të La Ligas.

“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle). Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht. FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e tij për lojtarin dhe kontributin e tij për klubin, si dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në njoftim.
Messi sa ishte në Barcelonë fitoi 10 trofe të La Ligas, tetë Kupa të Mbretërit, shtatë Superkupa të Spanjës, katër Liga të Kampionëve, tre Superkupa të Evropës dhe tre Kupa të Botës për Klube.
Së fundmi, Messi kurorëzoi karrierën e tij edhe me një trofe me Argjentinën, pas triumfit në Kupën e Amerikës.
Argjentinasi është gjashtë herë fitues i Topit të Artë./21Media
Back to top button