Njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave informoi njerëzit kryesorë të Barcelonës se ai dëshiron të largohet nga klubi.

Sipas mediave spanjolle, Messi njoftoi përmes zyrës postare spanjolle, se dëshiron të largohet nga Barcelona.

Messi ka një klauzolë në kontratë mbi bazën e së cilës ai mund të ndërpresë bashkëpunimin me gjigantin katalanas.

“Sot është një ditë shumë e trishtuar për tifozët e Barcelonës. Leo Messi ka thënë se nuk dëshiron të vazhdojë punën me Barcelona. Pas 17 vjetësh në ekipin e parë, futbollisti më i madh i të gjitha kohërave dëshiron të largohet nga klubi dhe Bertomeu do të mbetet. Një president që nuk është në gjendje të mbajë Messi nuk duhet të jetë në krye të klubit,” shkruan gazetari spanjoll Alfredo Martinez.

Edhe pse ende duket e pamundur që Messi të largohet nga Barcelona, pothuajse të gjitha mediat botërore raportojnë se argjentinasi nuk do të veshë fanellën e gjigantit katalanas sezonin e ardhshëm.

Argjentinasi do të përfundojë kontratën e tij me Barcelonën, dhe mediat raportojnë se Manchester City është kandidati kryesor për të blerë futbollistin 33-vjeçar.

Në vitet e kaluara, klubi katalanas nuk arriti t’i sigurojë Messit një ekip me të cilin të sulmojë Ligën e Kampionëve, dhe pas katastrofës së këtij viti kundër Bayernit, ai vendosi të largohej nga klubi.

Messi luajti gjithsej 731 ndeshje për Barcelona dhe shënoi 634 gola në të gjitha garat. Tani pritet vetëm një njoftim zyrtar që bashkëpunimi të përfundojë.