Legjenda braziliane, Ronaldo, nuk beson që superylli Lionel Messi do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, megjithëse po raportohet se ai po konsideron një largim nga Nou Camp.

“Ka pak gjasa që Messi të largohet nga Barcelona, veçanërisht me krizën financiare në Evropë“, tha Ronaldo.

“Messi është pikë kyçe e klubit, dhe po të isha Barcelona nuk do ta lejoja të largohet në asnjë mënyrë. Messi ka një lidhje të fortë me Barcelonën. Nuk mendoj se ai ka ndaluar së dashuri klubin. Ai është i nervozuar, sigurisht, me mënyrën se si u mundën në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ronaldo.

Legjenda braziliane në rininë e tij është paraqitur për skuadrën e Barcelonës për të cilën ka luajtur vetëm një vit./21Media