Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk e përjashton një transferim të mundshëm në Serie A.

Lionel Messi do të shikojë rreth mundësisë së një transferimi te skuadra italiane Inter, pasi t’i përfundojë kontrata aktuale me Barcelonën në fund të këtij edicioni, raporton “OKDiario”.

Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë duke i prirë garës për shërbimet e ikonës së Argjentinës, pasi që do të jetë si futbollist i lirë në fund të edicionit 2020/21 dhe një transferim i mundshëm në Serie A si duket është opsion i vlefshëm në tavolinë për Messin.