Lionel Messi ka lëshuar një mesazh dedikuar mesfushorit Arturo Vidal i cili dje ateroi drejtë Italisë ku sot pritet të zyrtarizohet si lojtar i Interit.

33 vjeçari i cili në të kaluarën ka luajtur në Serie-A për Juventusin, do t’i bashkohet Interit për vetëm 1 milion euro dhe do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Neroazzurrët”

“Jemi njohur duke u ballafaquar me njëri-tjetrin dhe gjithmonë ke qenë një fenomen në sytë e mi, por m, por më vonë u takuam si bashkëlojtarë dhe më ke befasuar edhe më shumë.”, shkroi ylli i Barcelonës.

“Të uroj të gjitha të mirat në etapën e re te klubi i ri. Do të na mungosh shumë në dhomat e zhveshjeve.”, përfundon mesazhi i Leo Messit.