Messi: S’ka justifikime, kjo është goditje e rëndë

Lionel Messi ka pranuar se po e përjeton shumë rëndë humbjen e Argjentinës nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror, por ka bërë thirrje që grupi të reagojë fuqishëm pas këtij gabimi.
Messi i dha epërsinë Argjentinës në minutën e dhjetë nga penalltia, por sauditët e përmbysën rezultatin duke triumfuar në fund me rezultat 2-1.
Duke folur për gazetarët pas ndeshjes, Messi tha: “Ne e dinim që Arabia është një ekip me lojtarë të mirë, që lëviz topin mirë dhe që avancon shumë vijën. Ne punojmë për të, por ne shpejtojmë pak”.
“Nuk ka justifikime. Ne do të jemi më të bashkuar se kurrë. Ky grup është i fortë dhe ata e kanë treguar këtë. Është një situatë që nuk na është dashur ta kalojmë për një kohë të gjatë. Tani duhet të tregojmë se kjo është një grup i vërtetë. Është një goditje shumë e rëndë për të gjithë, nuk e prisnim të fillonim kështu. Gjërat ndodhin për një arsye. Ne duhet të përgatitemi për atë që do të vijë, duhet të fillojmë të fitojmë dhe kjo varet nga ne”, shtoi ai.
Polonia dhe Meksika janë dy rivalët tjetër të Argjentinës në këtë grup.

Back to top button