Leonardo, drejtori sportiv i PSG, në një intervistë të gjatë për “France Football”, ndër të tjera ka folur edhe për mundësinë e transferimit në Paris të yllit argjentinas Lionel Messi, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona.

Sipas brazilianit, është ende herët për të folur, ndërsa pranoi se lojtarë të mëdhenj si Messi janë gjithmonë në listën e dëshirave të PSG.

“Futbollistë të mëdhenj si Lionel Messi do të jenë gjithmonë në listat e dëshirave të PSG. Por ky nuk është momenti për të folur, apo për të ëndërruar. Jemi ulur në një tavolinë të madhe dhe po ndjekim nga afër çfarë po ndodh. Ose, nuk jemi ulur akoma. Por për ne, karrikja është e rezervuar. Katër muaj (përfundimi i sezonit) në futboll janë një përjetësi…”, shprehet ndër të tjera Leonardo./oranews