Superylli argjentinas i ka rikujtuar hierarkisë së Barcelonës rëndësinë e tij në klub.

Leo Messi u bë futbollisti i parë në historinë e La Ligës spanjolle që ka shënuar mbi 20 gola e ka pasur mbi 20 asistime brenda një sezoni, pas asistimit të mbrëmshëm në golin e vetëm që i dha 3 pikë katalanëve.

Ky është edhe një tjetër rekord në mesin e shumë rekordeve në emrin e 33 vjeçarit që tërë karrierën e tij e ka kaluar në Barcelonë.

Ai është futbollisti i parë që ka arritur 20 asistime në La Liga që kur ish-bashkë lojtari i tij Xavi Hernandez i kishte arritur në sezonin 2008-2009, e një numër i tillë asistimesh bashkëngjitur me 20 e më shumë gola nuk është arritur asnjëherë deri më tani./21Media