Të prekur me lajmin për vdekjen e Kobe Bryant

Të prekur me lajmin për vdekjen e Kobe Bryant

Lajmi që legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare ka prekur shumë njerëz në gjithë globin.

Sigurisht të parët që u emocionuan për ikjen nga jeta e një legjende si Bryant ishin basketbollistët amerikan. Në ndeshjen mes San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors, lojtarët e të dy skuadrave nuk e lëvizën topin për të sulmuar për 24 sekonda në shënjë respekti për Bryant, i cili e mbajtur veshur fanellën me numrin 24 me skuadrën e Lakersave.

Lojtarët, trajnerët dhe të gjithë shikuesit shiheshin duartrokitën si për të respektuar sportistin që magjepsi botën për vite me radhë në NBA. Ky gjest shembullor dhe që preku shumë njerëz anembanë botës u bë shumë shpejtë viral në rrjete sociale.

Pos Bryant-it dhe vajzës së tij, u bë i ditur edhe identiteti i viktimave të tjera. Siç raportohet, në helikopter gjendej një bashkëmoshatare e Giannas, prindi i saj dhe piloti. Ata ishin duke udhëtuar drejt akademisë Mamba të basketbollit për të marrë pjesë në një trajnim basketbolli kur ndodhi përplasja e helikopterit.