Mësuesja e Liridona Ademajt: Ishte nxënëse e shkëlqyer, ende jemi të trishtuar

Teuta Haxhiu e cila ishte edhe mësuese e Liridona Ademajt, gjatë rivarrimit Liridonës që u bë sot në fshatin e saj të lindjes , tha se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi

Ajo ishte e vetmja që iu drejtua të mijëra të pranishmëve që morën pjesë në ceremoninë  e rivarrimit të Liridonës në fshatin Rracaj të Gjakovës.

“Ende jemi të trishtuar nga vdekja mizore e saj kaq të hershme e porositur nga njeriu i kthyer në përbindësh, nga një frikacak e i pa burrë që askush nuk do ta kishte besuare më së paku ju që vitet më të mira rinore i ndatë me të. Liridon e dashur sot në këto momente të rënda për të gjithë ne kur jemi të detyruar të themi lamtumirën e fundit, krahas dhimbjes së madhe që na gërryen, e gërryen edhe gurin. Jemi krenar që të patëm bijë kaq të dashur, nxënëse të shkëlqyer, vajzë të devotshme dhe nënë kaq të përkushtuar siç ishe ti, por njëkohësisht shprehim vendosmërinë tonë që të shprehim drejtësi për ty Liridon dhe për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat tona të bekuara që në një formë apo tjetër u bën formë e dhunës së egër duke humbur jetën tragjikisht. Nuk do të ndalemi prej asnjë pengese tjetër për ta quar në vend drejtësinë, mbase edhe si ngushëllim për humbjen e pakombensueshme dhe mesazhin që kjo shoqëri ka nevojë“, tha ajo.

Back to top button