Nis hetimi për mësuesen që ishte ulur në prehrin e nxënësit

Nis hetimi për mësuesen që ishte ulur në prehrin e nxënësit

Në një shkollë të mesme në Utah (SHBA) ka nisur një hetim pasi pamjet që bënë xhiro treguan një mësuese që ishte ulur në prehrin e një nxënësi.

Regjistrimet e kapura nga një nxënës të premten në Granger High School në West Valley City tregojnë ndihmësen e një mësuesi që ishte ulur në prehrin e një nxënësi, derisa po përdorte një kompjuter në klasë.

Gruaja është një ndihmëse e mësuesit, i cili nuk është një pozicion i licencuar. Ajo ka qenë e punësuar në Granger High që nga fillimi i vitit si punonjëse, njoftoi KUTV.

Një nxënës, i cili është në të njëjtin vit, por nuk ishte në klasë në kohën e incidentit e përshkroi sjelljen e mësueses si të keqe.

Nxënësi, i cili nuk dëshironte të identifikohej tha: “Mësuseja ishte ulur në prehrin e studentit, ajo vepron sikur nuk kujdeset. Është shumë shqetësuese dhe si mund ta bëjë këtë edhe? Është shumë e pështirë”./21Media