Meta është shtuar në listën e ‘ekstremistëve’ të Rusisë

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Meta është shtuar në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” të Rusisë nga agjencia e monitorimit financiar të vendit, Rosfinmonitoring, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Në fillim të këtij viti, Rusia ka ndaluar zyrtarisht Facebook-un dhe Instagramin, të cilat të dyja janë në pronësi të Metës, në përdorimin e parë të ligjit të saj gjithëpërfshirës mbi “ekstremizmin”.
Më parë, grupe si Talibanët dhe Shteti Islamik kanë qenë në shënjestër sipas të njëjtit ligj.
Prokurorët e shtetit thanë se Meta “lejoi qëllimisht gjuhën e urrejtjes kundër rusëve, e cila krijoi një realitet alternativ në të cilin çdo pozicion pro-rus shtypej dhe nxitej urrejtja”.
Dhe në qershor, një gjykatë në Moskë hodhi poshtë një apel të Metës pasi u shpall fajtor për “veprimtari ekstremiste” në Rusi, shkruan news sky.com
Agjencia shtetërore e shtypit ruse tha se avokati i Metës kishte argumentuar se kompania nuk ishte një organizatë ekstremiste dhe kundërshtonte urrejtjen kundër rusëve./21Media

Back to top button