Në bashkëbisedimin javor me gazetarët, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, u pyet për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë.

Meta ka thënë se të gjithë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me Kosovën si shtet i pavarur.

Nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh çdo pretendimi të ngritur nga ata që u ka ngelur ora para 20 vjetësh. Të gjithë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me Kosovën si shtet i pavarur jo vetëm në Serbi e vende të tjera por edhe në Shqipëri për ata që nuk e kanë të qartë”, ka thënë Meta./21Media