Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në takim Kampionin e Botës, Robin Krasniqin.

Pas takimit, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Meta tha se ishte kënaqësi e veçantë takimi me Krasniqin.

Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!
Krenar për ty Robin!“, shkroi presidenti.

Kujtojmë se ditë më parë, Krasniqi në një konferencë për media në Prishtinë, tha se sikur të mos e fitonte meçin ndaj Dominic Boesel-it do të ishte fundi i karrierës së tij, porse tani ky është vetëm fillimi drejt sukseseve të tjera.

Tutje Krasniqi tregoi se ëndrra e tij e madhe është të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, para gjithë shqiptarëve./21Media