Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se e mbështet fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, sipas së cilit, është bërë në mënyrë të paligjshme.

Ai ka thënë se është gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion evropian dhe ndërkombëtar për Kulturën.

“Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antievropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion evropian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Evropa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjuni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, ka shkruar Meta në Facebook./21Media

Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane…

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 18. Mai 2020