Meta me një rrëfim ndryshe për jetën dhe karrierën

Dëshironte të bëhej pedagog

Presidenti i 7 -të i Shqipërisë, Ilir Meta mbrëmë në një emision ka folur për jetën dhe karrierën pa përfshirë atë politike.

Meta u shpreh se kur ishte i ri ëndërronte të bëhej pedagog në fakultet. “Atë kohë ishte e vështirë. Ishte viti 1988. As që mund të mendohej që të bëheshe deputet, kryeministër. Më shumë kisha dëshirë për tu bërë pedagog në Fakultetin e Ekonimisë”’, tha Meta.

“ E dyta ishte që të filloja punë në Tiranë. Motra ime përfundoi anglisht dhe filloi punë në një zonë shumë të largët, dhe ishte një gjë shumë e madhe të bëheshe pedagog në atë kohë”, u shpreh Meta.

“Që në vitin e parë kam qenë Sekretar i Rinisë. Kam qenë edhe në shkollë te mesme komandant zbori. Isha edhe komandant toge. Kisha një aftësi për të drejtuar”, tha Meta.

Meta ka rrëfyer gjithashtu edhe një situatë komike që ka patur me një mikun e tij i cili e ka pyetur sesi bën debat me Petrit Vasilin, kur fjala vjen tek tifozeria në futboll.

“Më tha dikush çfarë diference ke ti me Vasilin kur debatoni… interin dhe milanin i thash. I them atij personi që këtë gjë do ta them publikisht dhe ai më thotë, mos e thuaj që je me Milanin se Milani ka rënë, thuaj që je me Juven!”, u shpreh Meta duke buzëqeshur.

Duke folur për sportin e peshëngritjes, Meta tha se, “Pasioni ishte dëshira për të bërë sport. Fillimisht isha marrë me futboll, isha portier i mirë, por nuk kisha talent të spikatur. Luaja kudo ku kishte hapësira. Pastaj nisa peshëngritjen. Peshëngritja lindi pasi merresha me paralele, dhe profesor Berberi më pa gjatë orës së fizkulturës. Më ftoi pasi bënim paralele, i pëlqehu tipi im, konstrukti im, deri dy vite. Pastaj e lash. Kam marrë pjesë në disa kampionate, në shkollë, me të rinjtë. Mendoja se do të bëhesha kampion bote dhe gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar që të lë peshëngritjen. E lash për një arsye që nuk dua ta bëj publike. Nuk dua ta përmend, një bisedë Me Muarrem Berishën, që të bëhesha me shkollë, apo kampion. Dhe u detyrova ta lë peshëngritjen”,  rrëfen Meta.

Back to top button