Meta në Kushtetuese, kërkon të shpallet antikushtetues ligji për shembjen e Teatrit
24 Korrik 2019
U protestua kundër shembjes së teatrit
U protestua kundër shembjes së teatrit
Presidenti i Republikës Sh.T.Z, Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, raporton oranews.
Sot Presidenti i Shqipërisë, u ka bërë thirrje policisë që të mos sillen keq me artistët të cilët po protestojnë për të kundërshtuar shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ai e ka quajtur turpëruese, sjelljen e policisë ndaj regjisorit të njohur Edmond Budinës.