Meta përplaset fizikisht me policinë bashkiake

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u përplas me përfaqësues të policisë bashkiake në momente tensioni tek selia e Frymës së Re Demokratike.

Kreu i shtetit shkoi tek zyrat e FRD, aty ku policia bashkiake kishte shkuar për t’i kërkuar përfaqësuesve të kësaj force politike që të lironin zyrat.

Mirëpo vajtja e Metës tek zyrat e FRD ka prodhuar tensione të mëdha fizike.

Meta është përplasur fizikisht me policët e bashkisë, pas tij në sherr janë përfshirë edhe truprojat e Presidentit dhe anëtarët e FRD-së.

Presidenti është shfaqur tejet i tensionuar duke kërcënuar dhe shtyrë jashtë godines, përfaqësuesit e policisë bashkiake.

“Dilni përjasht ose do t’iu çoj në burg me duart e mija. Keni për te përfunduar si policët e Mubarakut”, dëgjohej të thoshte mes të tjerash kreu i shtetit.

Aktualisht FRD drejtohet nga Sali Shehu, i cili mori këtë post pas dorëheqjes së Bamir Topit./Vizionplus

Back to top button