Presidenti,i Shqipërisë Ilir Meta, ripërsëriti qëndrimin e tij se listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.

Në një postim në facebook, Meta nënvizon se populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët, shton Meta, populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.

Presidenti vlerëson se është koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë.

“Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit” thotë Meta duke iu përgjigjur kështu edhe kryeministrit Rama që deklaron se i vetmi institucion që përfaqëson sovranitetin e popullit është  Kuvendi. /oranews