Meta: Rugova, ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sonte ka kujtuar ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, në 16 vjetorin e vdekjes.
Meta ka shkruar se ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës do kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë në interesin më të mirë të popullit dhe vendit.
Sot janë bërë 16 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ai ka qenë Presidenti i parë i Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ka qenë intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar. Ishte njohur si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës./21Media

Back to top button