Sulmuesi gjakovar, Mevlan Zeka është larguar nga skuadra e Feronikelit.

Kjo u bë e ditur nga vet lojtari, në një postim në rrjetin social Facebook. Ai ka treguar se nga sot më nuk do jetë pjesë e Feronikelit, me këtë rast Zeka ka falënderuar bashkëlojtarët me të cilët siç ka thënë ai ka kaluar sfida të shumta.

Në të kaluarën Zeka ishte gjithashtu pjesë e Lirisë nga Prizreni dhe Vëllaznimit. /21Media