Aktori Michael B. Jordan vjen me rol të ri në filmin “Without Remorse”. Ai në këtë film luan rolin e personazhit të sajuar John Clark.

Gjorden për këtë paraqitje ka folur në një intervistë për Ap, me ç”rast ka thënë se shpreson se fanat e tij do ta pëlqejnë filmin. “Without Remorse” bazohet në romanin e Tom Clancy të vitit 1993, me po këtë titull, dhe Gjorden ka treguar se tashmë ishte i njoftuar me personazhin e tij, pasi që për të kishte lexuar më parë. Kështu, ai është dashur të paraqitet paksa më modern. Gjorden ka thënë se zhanrin e filmit triller e ka pëlqyer që prej se ka qenë shumë i ri, andaj ka kënaqësinë që është bërë pjesë e një filmi si ky.

Gjorden në intervistën për AP ka folur edhe për filmin e radhës Creed III që është duke u zhvilluar, e regjinë e të cilit e bën ai. Ky aktor po ashtu paraqitet me rol në të. Ai ka thënë se regjia për të do të thotë një hap tutje në aktrim, se falë saj i ofrohet mundësia të rrëfejë tregimet më fuqishëm. Ai ka thënë se përmes regjisë e shpreh vetën në një mënyrë tjetër, kështu që mendon se Creed është një mundësi e përkryer për këtë.

Gjorden në pyetjen se çfarë mendon rreth asaj se kohët e fundit më shumë aktorë me ngjyrë paraqiten me rolet e superheronjëve, ka reaguar se mendon se ka talent për përzgjedhje të aktorëve dhe se ka shansin të përfshijë aktorë të cilët do të mund ta dëshmojnë vetën. Ai për vete ka thënës e deri më tani ka krijuar një karrierë të suskeshme, por se ka shumë aktorë që nuk kanë pasur këtë shans e që janë shumë të talentuar. Gjorden ka treguar se ka në plan të realizojë edhe disa projekte ku do të përfshijë disa aktorë të tjerë, që mendon se janë të mirë.

Ka pasur fjalë se Gjorden do të paraqitet edhe me rolin e Supermenit, e në pyetjen se a do të ishte i gatshëm ta luaj nëse skenaristi Ta Nehisi Coates do ta luste, Gjorden ka thënë se do të bisedonte me të, dhe nëse nuk do të ishte i gatshëm, do tua linte të tjerëve.

Filmi “Tom Clancy’s Without Remorse” do të shfaqet në Prime Video me 30 prill 2021./21Media